Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkëlqeu nën urdhrat e Solarit, por Reguilon huazohet te Sevilla

Një nga gjërat pozitive të Santiago Solarit gjatë drejtimit të Real Madridit ka qenë pa dyshim aktivizimi i disa lojtarëve të rinj dhe evidentimi i aftësive të tyre. Një prej tyre ishte edhe Sergio Reguilon, mbrojtësi i majtë, i cili së bashku me Vinicius Junior, Fede Valverden apo Marcos Llorenten ditën ta shfrytëzonin më së miri mundësinë që tekniku argjentinas iu dha.

Mbrojtësi Reguilon ra mbi të gjitha në sy pasi detyroi një lojtar si Marcelo të qëndronte në stol, por “suksesi” i 22-vjeçarit me “Los Blancos” zgjati fare pak, pasi me rikthimin e Zidane ai u ul sërish në stol. Duke mos gjetur hapësira te Real Madridi, nga sezoni i ardhshëm pritet që Reguilon të jape kontribut për fanellën e Sevillas. Ka qenë drejtori sportiv i andaluzëve, Monchi, ai që konfirmoi huazimin e 22-vjeëarit, i cili në “Ramon Sanchez Pizjuan” pritet të gjejë më tepër hapësira.

 

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...