Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani e Interi, derbi merkatoje për një mesfushor serb

Në pritje për të mësuar datat e përballjes në fushën e lojës, Milani dhe Interi e kanë spostuar derbin në merkato, pasi së fundi po tentojnë të marrin në skuadrat përkatëse mesfushorin serb Nemanja Matiç.

Ky i fundit nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar- Solskjaer dhe “djajtë e kuq” do të ishin të lumtur ta largonin këtë verë, duke qenë se një vit më vonë i skadon edhe kontrata dhe mund ta humbin me parametra zero.

Për të shfrytëzuar këtë fakt, Milani është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme për serbin, pasi kërkon një futbollist me eksperiencën e tij në mesin e fushës, duke qenë se Bennacer dhe Krunic nuk ofrojnë garanci.

Nga ana tjetër, Matiç ka punuar për një sezon me Conten te Chelsea dhe është aktivizuar për lot 35 takime, një provë kjo që njeh mirë kërkesat dhe mentalitetin e trajnerit zikaltër, ndaj drejtuesit e Interit po tentojnë ta marrin në Milano.

Vlen të theksohet se të dy palët janë në fazën e parë të negociatave, me Interin që prioritet ka të marrë nga “Old Trafford” sulmuesin belg Lukaku, por Ausilio e Marotta nuk do të ngurrojnë të tentojnë edhe mesfushorin serb.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...