Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kampionët e Anglisë rinisin përgatitjet, Rodri është fytyra e re

Pas suksesit në Premier League, Fa Cup dhe Kupën e Ligës, skuadra e Manchester City-t i dhuroi vetes 50 ditë pushim, ndërsa sot ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Rodri ishte fytyra e re në shtëpinë e “citizens”, për të cilin kampionët e Anglisë derdhën në arkat e Atleticos së Madridit 70 milionë euro.

Sigurisht merkato e kampionëve të Premier Leagues nuk ka përfunduar dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë të tjera afrime, teksa nuk kanë munguar as rinovimet, nga Walker, i cili do të jetë pjesë e klubit deri në 2024-ën, te Zinchenko dhe Fernadinho, me këtë të fundit që e ka zgjatur kontratën me vetëm 1 vit.

Ndërkohë kërkesat e Guardiolës janë të qarta për drejtuesit e klubit, pasi nevojitet një mbrojtës dhe një mesfushor. City do ta nis sezonin me 4 gusht në finalen e Community Shield, në “Wembly” përballë Liverpoolit, teksa më pas nis gara në Premier League, me konkretisht më 10 gusht kundër West Ham në “Etihad Stadium”.

“Citizens” janë në pritje edhe të vendimit të UEFA-s, pasi rrezikojnë përjashtimin nga Champions League, për mos respektim të Fair Play-t Financiar, ndonëse shanset që kjo të ndodhë, janë minimale dhe të besuarit e Guardiolës do të synojnë këtë vit të “pushtojnë” Europën.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...