Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kohë largimesh te Partizani, pas Cardosos rradhën e kanë Mensah dhe…

Braziliani Lucas Cardoso ishte i pari që u largua nga Partizani pas eliminimit të të kuqëve nga Europa por jo i fundit. Me valixhet në duar mund të konsiderohet Mensah, që duket se nuk ka një rol protagonisti në projektin e teknikut italian, me vetë lojtarin që preferon të shkojë diku tjetër për të gjetur hapësira, por klubi ndërkohë mbetet në pritje të një oferte për ta lënë të lirë ish futbollistin e Laçit. Diskutim krejt ndryshe ndërkohë për Jasir Asanin, pëlqehet në Hungari nga Mol Fehervar, ka adimrues në Turqi e madje edhe nga Ludogorets, kampionët e Bullgarisë por për një futbollist të kalibrit të tij Partizani mund të hapë dritën jeshile për largimin vetëm në rast të një oferte të parezistueshme që do të shërbente për të shëndoshur arkat e klubit. Këtë të shtunë të kuqtë kanë programuar një test superior me Laçin, që do t’i shërbejë trajnerit Lerda për të kuptuar se deri ku ka arritur në punën me skuadrën që i duhet të jetë gati për nisjen e sezonit në 18 gusht, kur italiani do të ketë shansin për të fituar edhe trofeun e parë, Superkupën e Shqipërisë, përballë Kukësit.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...