Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Shpërthen Leipzigu, Union Berlini “kafshatë” e lehtë

Leipzigu tregon “dhëmbët” që në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Bundesligë, duke fituar thellë 0-4 në fushën e skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit gjerman, Union Berlin.

Një 90-minutësh i dominuar totalisht nga skuadra e drejtuar nga Nagelsmann, e cila praktikisht e siguroi fitoren që në pjesën e parë, të cilën e mbylli në epërsi të trefishtë.

Halstenberg realizoi që në minutën e 16-të, i shërbyer nga Sabitzer dhe vetëm 15 minuta më vonë të dy protagonistët e golit të parë ndërruan rolet, me Halstenberg që shërbeu për Sabitzer për golin e 2-0.

Pak para se të mbyllej fraksioni i parë, Timo Werner realizoi të tretin për Leipzigun. Union Berlini nuk pati forca për të reaguar në pjesën e dytë, madje i ndëshkua me golin e katërt, që u realizua nga Nkunku.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...