Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E pabesueshme, Sinisa Mihajlovic sfidon sëmundjen, ja si është transformuar

Lajm i pabesueshëm, por i vërtetë. Sinisa Mihajlovic pas 41 ditësh i shtruar në spital, për pjesën e parë të kurës kundër leucemisë, pasdite për befasinë e të gjithëve la spitalin  Sant’Orsola në Bologna, për t’iu bashkuar skuadrës në grumbullim.

Një vendim surprizues që edhe një herë tregon guximin, kurajën dhe grintën e trajnerit serb. U kishte premtuar djemve të tij se do t’i drejtonte në ndeshjen e parë të kampionatit dhe kështu ndodhi.

Mihajlovic mbërriti në hotelin ku është akomoduar Bologna në Verona rreth orës 18:00 dhe mbante një maskë mbrojtëse. Ai ka mbajtur një fjalim prekës para futbollistëve para përballjes me Veronën.

Askush nuk e dinte për mbërritjen e tij, as drejtuesit më të lartë të Bolognës. Rreth orës 19:00 ka hipur në makinë, duke iu drejtuar stadiumit.

 

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...