Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Roshi: Goli ishte një çlirim, mesazhi im për ata që nuk kuptojnë nga futbolli

Ishte nga më të kritikuarit në Francë, për shkak të gabimeve në dy golat e parë, por sot Odise Roshi u rikthye edhe njëherë protagonist, duke shënuar golin e tretë për kuqezinjtë dhe duke nxjerrë skuadrën nga një moment i vështirë.

Shënuat dhe kërkuat që të tjerët të heshtnin. Për kë ishte ky mesazh?
Në fakt goli ishte një çlirim për mua dhe për skuadrën, ndërsa mesazhi ishte për të gjithë ata që nuk marrin vesh nga futbolli dhe vetëm kritikojnë. Nuk kam gjë me specialistët, që kanë luajtur vetë futboll dhe i mirëpres kritikat e tyre, por jo të njerëzve që nuk kanë lidhje me këtë sport.

E prisje nisjen nga stoli?
Po e prisja në fakt dhe isha i përgatitur që të jepja më të mirën nëse do të më jepej rasti. Pas asaj që ndodhi në Francë ishte e drejtë që të nisesh nga stoli. Më vjen mirë që mu dha rasti dhe që arrita të shpërblej në mënyrë në më mirë besimin.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...