Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Manaj shënon dhe fiton “derbin shqiptar” me Sadikun e Baren, shënon edhe Memushaj

Rei Manaj ka shënuar një gol në minutën e 66’ të sfidës mes Albacetes së tij dhe Malagës së Armando Sadikut e Keidi Bares, duke i dhënë tre pikët ekipit të tij dhe duke fituar “derbin shqiptar” me shokët e Kombëtares.

Të tre futbollistët shqiptarë ishin në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke zhvilluar lojë mjaft të mirë në tërësi, por ishte pikërisht lushnjari që bëri diferencën, me golin vendimtar të shënuar në pjesën e dytë.

Ky ishte goli i parë sezonal për Manajn në Secunda Division, ndërsa sulmuesi tjetër i kuqezinjve, Armando Sadiku gjeti rrjetën javën e kaluar për Malagën.

Një tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare ka gjetur golin sot edhe në Serinë B italaine, bëhet fjalë për fantazistin Ledian Memushaj ,që shënoi golin e vetëm të Pescarës, në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Virtus Entellës.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...