Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Për Laçin nuk u mendova dy herë, tani të grumbullojmë pikë

Një Kupë Shqipërie e një Superkupë, por më kryesorja një përvojë për tu mbajtur mënd kanë bërë që Armando Cungu pas 4 vitesh të rikthehet tek Laçi, skuadër me të cilën zhvilloi një nga sezonet më të mira në karrierën e tij si trajner.

Tekniku shkodran e ka pritur me një ndjenjë shumë pozitive ofertën që ju parashtrua nga drejtuesit dhe pikëpyetjet nuk u shfaqën aspak në çastin kur pranoi rikthimin tek bardhezinjtë.

“Respekti dhe dëshira janë gjithmonë maksimale, që nga momenti i parë që nisa të punoj te Laçi, ku fitova edhe trofe. Që atëherë kam mbetur dashamirës i këtij klubi, kjo edhe për korrektesën e drejtuesve, por edhe respektit nga ana e tifozëve. Kjo ishte arsyeja, që kur më erdhi kjo ofertë, nuk u mendova dy herë”, tha Cungu.

Starti i sezonit nuk ka qenë entuziazmues dhe është e qartë që diçka duhet përmirësuar në mënyrë që skuadra të rivendosët në linjën e duhur.

“E kam ndjekur Laçin dhe kam parë që skuadra ka bërë ndeshje të mira, por fati nuk ka qenë në krahun e saj. Jam i bindur që mund të kishte marrë rezultate më të mira dhe më tepër pikë, por tani do të përqendrohem në aspektin psikologjik, pasi duhet të luajmë me qetësi dhe të synojmë të ngrihemi lart”, tha trajneri I Laçit.

Në fillim u përmend fjala titull, por tekniku i sapoemëruar tregohet më i matur duke mos kultivuar menjëherë objektiva te parealizuar ndonjëherë në historinë e klubit.

“Çdo trajner kërkon të arrijë suksese të mëdha dhe suksesi më i madh janë trofetë. Kjo dëshirë nuk mungon as te unë, as te drejtuesit dhe as te djemtë, por duhet të jemi realist dhe pragmatistë, duke menduar si të marrim sa më shumë pikë. Me kalimin e javëve, do të shohim më qartë se çfarë mund të arrijmë”, u shpreh Cungu.

Hapi i parë bë epokën numër 2 të Armando Cungut tek Laçi do të jetë dueli me Tiranën, dallohet qartë vlerësimi për bardheblutë, objektivi është fitorja, por edhe një rezultat tjetër përveç fitores do të ishte pozitiv për trajnerin 46-vjeçar të kurbinasve.

“Është e vështirë të luash ndaj kujtdo, pasi kampionatin është forcuar dhe diferencat janë ngushtuar shumë. Nuk e di nëse kanë rënë skuadrat e mëdha, apo janë ngritur ato të voglat, pro sot ndaj çdo kundërshtari në Superiore, është e vështirë. Tirana është një emër për t’u respektuar si për atë që ka dhënë ndër vite, ashtu edhe për organikën që ka në dispozicion. Mundësitë për rezultat janë të shumta, por duhet të pranojmë se edhe një pikë në Tiranë, nuk do të ishte keq për ne”, deklaroi trajneri shkodran.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...