Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vushtrria e pëson në shtesë, Bojku i jep fitoren Feronikelit

Nga një gabim amatoresk i portierit të Vushtrrisë, Tahiri, në kontrollin e topit, në minutën e tretë shtesë, mori udhë goli i vetëm i sfidës mes Vushtrrisë dhe Feronikelit në stadiumin “Ferki Aliu”. Këndoren e ekzekutoi Ylli Hoxha dhe Bojku, i gjendur në vendin e duhur e devijoi topin në rrjetë, duke kthyer te fitorja (0-1) kampionët në fuqi të IPKO Superligës së Kosovës pas tri ndeshjeve aspak të mira.

Një humbje e rëndë kjo për Vushtrrinë, që nuk po arrin të dalë situata e keqe ku është përfshirë në këtë fillim sezon, duke e mbyllin fazën e parë të kampionatit me vetëm 6 pikë në plot 11 ndeshje.

Nga ana tjetër, Feronikeli shkelmon krizën e rezultateve dhe ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e pestë, me një pikë më shumë se Prishtina.

Në këtë takim Vushtrria nuk u drejtua nga trajneri Antonio Toma, por nga ndihmësi i tij, Fitim Llapashtica, pasi sipas informatave jo zyrtare, Toma është shkarkuar nga posti para se të fillonte ndeshja.

Java 11
E martë
Vushtrria –Feronikeli 0-1
E mërkurë (14:00)
Trepça’89 – Ferizaj
Gjilani – Llapi
Drenica – Dukagjini
E enjte (14:00)
Ballkani – Flamurtari
Prishtina – Drita (18:00)

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...