Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Warriors në krizë të thellë, dyshja James-Davis u jep fitoren Lakers

Vjen fitorja e parë sezonale në NBA për Oklahoma City Thunder, që mposhtën thellë 120-92 Golden State Warriors. Një rezultat që certifikon nisjen shumë të keqe të sezonit nga skuadra e Steve Kerr, e cila duket shumë larg formës së viteve të fundit, ku ka siguruar 5 finale radhazi. Lamtumira e Durant dhe dëmtimi i Thompson janë vetëm disa nga arsyet e krizës, por përceptimi është që Golden State duhet të mendojë për një cikël krejt të ri dhe rruga për ta bërë duket shumë e gjatë.

23 pikë shënoi Stephen Curry për Warriors, ndërsa në radhët e Thunder 5 basketbollistë realizuan 10 ose më shumë pikë (më i miri Schroder me 22 pikë).

Koleksionuan fitoren e dytë Los Angeles Lakers, që iu imponuan 120-101 Charlotte Hornets. Një ndeshje e fituar në periodën e katërt nga të zotët e shtëpisë, pasi shënuan një rezultat të pjesshëm 33-21. Funksionon gjithnjë e më mirë dyshja LeBron James-Anthony Davis. I pari e mbylli me 20 pikë e 12 asiste, ndërsa i dyti me “double-double”, 29 pikë e 14 “rebound”.

Humbin sërish me vetëm një pikë diferencë në kohën shtesë Brooklyn Nets, që këtë radhë u dorëzuan mes zhgënjimit 134-133 ndaj Memphis Grizzlies, falë një trepikëshi të pabesueshëm të Jae Crowder para se të binte sirena për përfundimin e takimit. Superparaqitje në radhët e Grizzlies nga Ja Morant (30 pikë e 9 asiste). Për Nets nuk mjaftuan 37 pikët, 7 asistet dhe 7 “rebound” të Kyrie Irving.

121-119 fituan Portland Trail Blazerz ndaj Dallas Mavericks, falë CJ McCollum (35 pikë) e Damian Lillard (28 pikë), ndërsa për Dallasin Luka Doncic për pak realizoi “triple-double”, duke e mbyllur takimin me 29 pikë, 12 “rebound” dhe 9 asiste.

Në sfidën e fundit të mbrëmjes, Miami Heat u dorëzuan ndaj Minnesota Timberwolves 116-109, që siguruan suksesin e tretë radhazi në po kaq ndeshje.

Rezultatet:

Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors 120-92

Memphis Grizzlies – Brooklyn Nets 134-133

Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers 119-121

Minnesota Timberwolves – Miami Heat 116-109

Los Angeles Lakers – Charlotte Hornets 120-101

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...