Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Emocione e spektakël në “Anfield”, Liverpooli çon në “ferr” City-n

Liverpooli, pa rivalë në Premier League. Kampionët e Europës gjunjëzuan 3-1 Manchester City-n në mitikun “Anfield” në atë që konsiderohej përballja që do të vendoste në njëfarë mënyrë një pjesë të titullit në elitën e futbollit anglez, pasi formacioni që drejtohet nga Guardiola është i vetmi që mund t’u japë shqetësime serioze “The Reds” në rrugën drejt triumfit.

Gola, polemika për 11-metërsha të padhënë, emocione dhe spektakël. Kjo përballje ofroi gjithçka, por në fund festoi Jurgen Klopp me të tijtë, që e shohin veten +9 nga Citizens (34/25), që tashmë janë parakaluar në renditje nga Leicesteri dhe Chelsea (me nga 26 pikë).

Liverpooli e vuri poshtë Cityn që në minutat e para, duke kaluar në epërsi pa u mbushur 6 minuta lojë me Fabinhon, i cili goditi saktësisht nga jashtë zonës, 1-0. Të forta protestat e Citizens, që pretenduan pak sekonda më parë një penallti për prekjen e topin me dorë nga Alexander-Arnold, por kryesori u tregua u vendosur duke bërë me shenjë që të vazhdonte loja.

Në minutë e 13-të, një aksion i bukur nga e majta me Robertson u përmbyll me golin me kokë të Mohamed Salah, që nuk i dha mundësi për të reaguar portierin Bravo.

Livrpooli e “vrau” ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, me Mane që u shërbye me një kros perfekt nga Henderson, për të shënuar golin e 3-0.

Citizens nuk kishin më ç’të humbnin dhe u hodhën në sulm për të tentuat përmbysjen e madhe, por mundën vetëm të ngushtonin rezultatin në 3-1 me Bernardo Sivan në minutën e 78-të.

Nuk përmbahet Pep Guardiola në minutën e 83-të, pasi kishte pretendime për 11-metërsh skuadrën e tij, sërish për prekje të topit me dorë nga Alexander-Arnold, por nuk pyet kryesori, që vijon lojën.

Mbyllet me fitoren e merituar të Liverpoolit kjo përballje e madhe e futbollit anglez, që kishte mbërthyer me qindra miliona shikues para ekranit të gjithë globin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...