Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haxhimusa dhe Vucaj i japin fitoren Dritës, fiton Drenica, zhgënjen Feronikeli

Drita e Gjilanit përbush pritshmëritë në këtë javë të 16-të të IPKO Superligës së Kosovës. “Intelektualët” mposhtën 2-0 Llapin dhe ngjitën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e dytë, aq sa ka grumbulluar edhe Gjilani. Haxhimusa në minutën e 74-t dhe Erjon Vucaj në kohën shtesë (shkodrani u fut në pjesën e dytë në lojë në vend të Bunjamin Shabanit), ishin autorët e golave për vendasit, që bëhen kandidatë edhe më seriozë për titullin kampion.

Fitore me përmbysje 2-1 e Flamurtarit përballë kampionëve në fuqi të Feronikelit, falë dygolëshit të Shend Kelmendit në pjesës së dytë. Më parë skuadra nga Drenasi kishte kaluar në epërsi që në minutën me Jean Cariocan, por miqtë u dorëzuan brenda 14 minutave (50’ dhe 64’), pa mundur më pas të ndryshonin rrjedhën e lojës. Një sukses i rëndësishëm për Flamurtarin, që ngjitet në kuotën e 18 pikëve, 3 më pak se Trepçës ’89, që renditet e treta.

Drenicës fitoi me rezultatin e thellë 3-0 derbi me Vushtrrinë, i luajtur në Skënderaj. Në fakt, vushtrriasit u shfaqën kompaktë deri 15 minuta para përfundimit të rregullt, por më pas u dorëzuan pa kushte pas golave të Osmanit, Baldesë dhe Hysës.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...