Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Dallas fiton derbin teksan falë Luka Doncic, “shkëlqen” Utah Jazz!

Dallas Mavericks i falet yllit të saj Luka Doncic për të mposhtur me rezultatin e ngushtë 102-98 San Antonio Spurs dhe për të bërë të sajën derbin teksan. Diferencën në American Airlines Center në Dallas e bëri i përhershmi Luka Doncic. Talenti slloven koleksionoi në total 24 pikë 10 rebound dhe 8 asiste duke udhëhequr Mavericks drejt suksesit të 20-të sezonal në 30 takime, me Dallasin që momentalisht mban vendin e 5-të në Konferencën e Perëndimit. San Antonios për të evituar disfatën e 18-të sezonale nuk i mjaftuan 21 pikët e DeMare DeRozan dhe 18 të tjera të realizuara nga Rudy Gay. U rikthye menjëherë te fitorja Utah Jazz që vazhdon të bëjë paraqitje të mira në këtë sezon. Skuadra nga Salt Lake City regjistroi suksesin e 6-të në 7 takimet e fundit pasi mposhti me shifrat 121-115 Portland Trail Blazzers, falë një periode të parë fantastike dhe falë edhe 35 pikëve të realizuara nga Mitchell. Në krahun tjetër Lillard dhe McCollum realizuan në total 59 pikë, por Portland pësoi humbjen numër 18 në 32 takime. Memphis Grizzlies prishi ecurinë pozitive të Oklahoma City Thunder pasi fitoi Chesapeake Energy Arena me rezultatin 97-110. Një fitore për meritë të dyshes Jonas Valanciunas-Jaren Jackson Jr të cilët sëbashku realizuan 41 pikë. Më i mirë për City Thunder ndërkohë ishte Chris Paul me 23 pikë, 96 rebound dhe 11 asiste.  I dha fund krizës prej 5 humbjesh rresht Detroit Pistons që mposhti lehtësisht Washington Wizards me rezultatin 132-102. Një fitore të madhe arriti Minnesota Timberëolves në transfertën ndaj Sacramento Kings. Skuadra nga Minneapolis fitoi me shifrat 105-104 pas kohës shtesë një ndeshje shumë delikate duke koleksionuar fitoren e 11-të në 30 ndeshje.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...