Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: Young futbollist ekspert, për merkaton flasin të tjerët

Në prag të transfertës me Leccen, që do të jetë edhe e par e fazës së dytë për Interin, trajneri Antonio Conte ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka treguar se ndihet i lumtur dhe njëkohësisht i emocionuar për rikthimin në Lecce.

“Jam gjithmonë i lumtur dhe i emocionuar kur rikthehem në Lecce. Skuadra po bën një paraqitje të mirë, por duhet të djersijë shumë në gjysmën e dytë të sezonit për të siguruar mbijetesën. Ne duam të rikthehemi te fitorja dhe jemi përgatitur për ta bërë këtë, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë të përsëriten rezultatet e fazës së parë”, deklaroi trajneri.

Nuk mund t’i shmangte Conte as pyetjet mbi merkaton, duke qenë se te Interi ka ardhur Ashley Young, pritet Eriksen dhe dështoi në mënyrë të bujshme shkëmbimi mes Mateo Politanos dhe Leonardo Spinnazzolës.

“Young është një futbollist ekspert, që mbulon disa pozicione në fushë dhe do të na bëjë të ndihemi më të qetë në rast dëmtimesh. Erdhi vetëm dje dhe nuk do të jetë në Lecce, por do ta kemi gati që nga ndeshja ndaj Cagliarit. Për shkëmbimin Politano-Spinnazzola dhashë miratimin tim, por nuk e di çfarë ndodhi më pas. Sa i përket Eriksen, duhet të pyesni drejtuesit për më shumë detaje”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...