Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Orë të nxehta për merkaton e Milanit, synohet De Paul, Paqueta në shitje

Orë të zjarrta për merkaton e Milanit. Kur mbeten edhe 9 ditë nga mbyllja e merkatos së dimrit në zyrat e klubit kuqezi ndodhen shumë agjentë për të diskutuar për operacionet në hyrje por edhe për ato në dalje. Pasditen e sotme në Casa Milan është parë Agustin Jimenez, agjenti i Rodrigo De Paul, Marias Zarachos por edhe i Angel Correas si dhe Eduardo Uran, agjenti i Lucas Paquetas. Pikërisht braziliani mund të jetë i larguari i radhës nga klubi kuqezi ndërkohë që vendin e tij në skuadër mund ta marrë argjentinasi Rodrigo De Paul, një lojtar që pëlqehet shumë nga tekniku i kuqezinjëve Stefano Pioli. Edhe Zaracho, trekuartisti i talentuar argjentinas pëlqehet shumë, teksa kostoja e kartonit të tij shkon deri në 18 milionë euro. Për Paquetan interesohet Paris Saint Germain, por brazilianët nuk ofrojnë më shumë se 20 milionë euro, ndërkohë që kuqezinjtë synojnë të arkëtojnë rreth 30 milionë euro.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...