Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dovedan për gjykimin: Shihni pamjet, s’kam çfarë të flas

Tepër i irrituar me gjykimin gjatë lojës, por edhe në prononcimin e tij në emisionin “Gol pas Goli”. Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, e ka të vështirë ta pranojë disfatën e skuadrës së tij përtej minutave shtesë të akorduara nga gjyqtari Jorgji.

“Deri diku jam i kënaqur me lojën, por jo për mënyrën sesi kemi pësuar golin. Goli është bërë në minutën e 96-të. Nuk e kuptoj se si u dhanë 4 minuta shtesë dhe u bë në minutën e 96-të.

Kam pretendimet e mia edhe për mënyrën e dhënies së faullit, se Goxha ka kërcyer normalisht e nuk mendoj se është faull. Pastaj goli është në pozicion jashtë loje.”

Spostimi i Goxhajt: Në momentin që Tirana kaloi në avantazh, e kalova Goxhajn para, sepse i di aftësitë e tij në sulm. Kur Mëllugja mori karton të kuq, e ktheva përsëri në mbrojtje se shkoi me tre në prapavijë.

Ngoo, jashtë loje: Goli i Ngoosë është pozicion jashtë loje i pastër në pasimin me kokë të Dokës. Goli i parë? Shihni pamjet, nuk po flas. Penalltia? Neto.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...