Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Interi në gjysmëfinale, Candreva-Barella eliminojnë Fiorentinën!

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë do jetë mes Interit dhe Napolit. Zikaltrit ishin skuadra e 4-t që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale, pasi mposhtën në San Siro në çerekfinalen e fundit të këtij kompeticioni Fiorentinën me rezultatin 2-1. Pak rotacion në formacionet titullare nga të dy trajnerët në këtë ndeshje pasi si Conte ashtu edhe Iachini e vlerësonin maksimalisht. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-t nga Antonio Candreva pas asistit të Lautaro Martinez. Megjithatë Fiorentina barazoi shifrat me uruguaianin Martin Caceres në minutën e 60-të me qëndërmbrojtësin veteran që i shpëtoi mbulimit të Lautaros dhe mposhti me kokë Handanovic. Por festa e skuadrës vjollcë zgjati pak pasi në minutën e 67-të Barrela realizoi një gol fantastik nga jashtë zone për t’i dhënë  sërish avantazhin Interit. Me zikaltrit në këtë ndeshje debutoi edhe blerja e madhe e janarit Christian Eriksen ndërkohë që pati edhe disa minuta për Victor Moses.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...