Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbledhja e KE-së, caktohet data e Asamblesë dhe jepet premio për Kombëtaren e Futsalit

Sot, më datë 10 shkurt, është mbajtur në ambientet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Zakonshme të FSHF-së dhe rendi i ditës, që do të mbahet më datën 9 prill, në Tiranë.
Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit vendosi që të ndajë një premio me vlerë 15 mijë euro për Ekipin Kombëtar të Futsalit, si një vlerësim i merituar pas kualifikimit në “Elite Round”.
Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet.
Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të “Air Albania Stadium”, si dhe me ecurinë e punimeve tek Shtëpia e Futbollit.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...