Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Insigne: Messi më i miri në botë, Maradona një shenjt

Lionel Messi u prit me brohoritje nga një turmë prej 200 personash në Napoli, ku Barcelona ka udhëtuar këtë të hënë për përballjen e parë me Napolin në Champions, por në zemrën e napolitanëve mbetet i pakrahasueshëm me të tjerët një tjetër argjentinas, Diego Armando Maradona. Lorenzo Insigne, në prag të përplasjes së “San Paolos”, e ka të vështirë të bëjë një krahasim mes dy legjendave, por i gjen etiketat e duhura për të dy.

“Messi është mi miri në botë, por nuk dua të bëj krahasime. Për ne, Maradona mbetet një shenjt, por, sigurisht, pa i hequr asgjë Messit, që është më i miri në rruzull.”

Sa mundësi ka Napoli, sipas Insignes për të eliminuar Barcelonën?

“Jam i bindur që do të zhvillojmë një ndeshje të madhe, por e dimë që do të jetë e vështirë. Barcelona ka kampionë të mëdhenj dhe në duhet të luajmë si skuadër. Vetëm kështu mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Tifozët presin shumë nga unë, i pranoj kritikat, jam i qetë dhe gjithmonë kam ditur t’i kaloj situatat e vështira, këtë po bëj edhe tani.”

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...