Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“UEFA Development” Shqipëria mposhtet nga Lituania me penallti

Shqipëria U-16 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka zhvilluar ndeshjen e parë të turneut të UEFA Development sot në orën 14:00 në Qendrën Sportive Kamëz, Shqipëri 2-2 Lituani (3-5 me penallti), sipas rregullores 2 pikë për Lituaninë dhe 1 pikë për vendin tonë.

Pjesa e parë e këtij eventi që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA, u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të lituanezëve U-16. Fraksioni i dytë i ndeshjes ka qenë më i mirë për kombëtaren tonë, ku në minutën e 69-të Rrok Toma ka ngushtuar rezultatin dhe më pas në fundin e ndeshjes ka gjetur sërish portën e kundërshtare duke realizuar edhe dopietën e tij të parë me kuqezinjtë.

Kuqezinjtë zbritën në fushën e blertë me këtë formacion: Simoni, Cela, Stafa, Zabeli, Biba, Deda, Tabaku, Torraj, Cereni (c), Neziri, Toma.

Përfaqësuesja jonë ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ditën e enjte, datë 27 shkurt ora 11:00, përballë Gjeorgjisë, e cila fitoi sot 1-0 ndaj Algjerisë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...