Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Me dyer të mbyllura, apo ndeshje në fushë neutrale, ja dy opsionet për rifillimin e Serie A!

Nëse pozicioni i klubeve të Serie A për të rifilluar ose jo kampionatin po kristalizohet nga dita në ditë, drejtuesit më të lartë të ligës italiane të futbollin po shqyrtojnë të gjitha mënyrat dhe hipotezat e mundshme që ky kampionat të përfundojë që dëmet e klubeve të Serie A mos të jenë akoma më të mëdha, por edhe që të dorëzohet titulli kampion dhe që sezonin e ardhshëm në Serie A të mos marrin pjesë 22 skuadra, pasi në rast se Serie A nuk do të rifillojë, liga do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë pasi nuk do të bier nga kategoria asnjë prej 20 skuadrave pjesëmarrëse dhe do të ngjiten Benvento e Crotone dy skuadrat që kryesojnë Serinë B aktualisht.

Sipas Corriere Dello Sport dy janë hipotezat më të mundshme nëse kampionati fillon në fund të majit dhe përfundon në mes të korrikut. Opsioni i parë është që të luhet me dyer të mbyllura sepse edhe nëse qetësohet situata nga koronavirusi vështirë se qeveria do të lejojë të luhet me dyer të hapura përpara fillimit të sezonit të ri. Opsioni tjetër është që të luhet me dyer të hapura për tifozët por në fusha neutrale, pra në qytetet më të sigurta të Italisë, ato më pak të prekura nga COVID-19. Edhe pse opsioni i parë është më i mundshmi edhe ky opsion i dytë do të merret në konsideratë nga liga italiane e futbollit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...