Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Një duel tjetër mitik Tyson-Holyfield? Majku i Hekurt: Po kthehem!

Mike Tyson e ka seriozisht. Një nga boksierët më të mëdhenj të historisë ka konfirmuar nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale se po përgatit një rikthim mahnitës në boks. 53-vjeçari ka lënë fansat e tij të ngazëllyer për një rikthim të mundshëm në ring 15 vjet pasi ai vari dorezat.

Muajku i Hekurt ka treguar se ai nuk e ka humbur shpejtësinë dhe fuqinë e tij të mrekullueshme, teksa po përgatitet për t’i ngjitur në ring për bamirësi.

Dhe tani ish-superylli i boksit, teksa po stërvitej me shumë intensitet, iu drejtua kameras me fjalët: “Po kthehem”!

Ende nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i Tyson, por ish-kundërshtari i tij mitik, Evander Holyfield, e ka sfiduar për një duel të tretë historik.

Rivaliteti mes Holyfield dhe Tyson arriti kulmin në vitin 1997, kur “ylli” i lindur në Brooklyn kafshoi në vesh ish-kampionin e peshave të rënda. Përkundër kësaj, Holyfield është i përgatitur të rikthehet dhe i hapur për t’u ndeshur me Tysonin edhe një herë.

https://www.instagram.com/p/CADjPgOl_Nw/

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...