Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern Mynih konfirmon forcën, fiton pastër në transfertën berlineze

Edhe pas ndërprerjes rreth dy mujore Bayerni i Mynihut vijon të mbetet klubi për t’u mundur në Gjermani, pasi u rikthyer në fushë ditën e sotme dhe ia doli të marrë një fitore 0-2 në një transfertë jo fort të lehtë si ajo ndaj Union Berlin.

Skuadra e drejtuar nga Hans Flick e nisi mjaft mirë takimin dhe arriti të kalojë në avantazh me anë të Thomas Muller në minutën e 19’, por ndërhyrja e VAR-it zhvlerësoi golin për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Megjithatë bavarezët do ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh, pasi golshënuesi i skuadrës nga Mynihu, Robert Lewandowski u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi në minutën e 40-ë, duke dërguar topin në rrjetë.

Union Berlin provoi të reagojë, por nuk arriti të kërcënojë seriozisht kuadratin e Neuer, ndërsa në minutën e 80’ ishte mbrojtësi francez Benjamin Pavard që shënoi për herë të dytë në portën e vendasve dhe vulosi fitoren e bavarezëve.

Me këtë fitore Bayerni i Mynihut konfirmon pozitat e forta në krye të renditjes, pasi ngjitet në kuotën e 58 pikëve, 4 më tepër sesa Borussia Dortmund, që pozicionohet në vendin e dytë dhe i ka lëshuar sfidën për titullin kampion.

Heshtje në tribunë, spektakël në fushë, Koln dhe Mainz ndajnë nga një pikë

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...