Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Ponari: Titulli në parket, ja ku jemi me Ligën Rajonale

Ndryshe nga futbolli, klubet e basketbollit nuk kanë marrë ende dritën jeshile për stërvitje, pasi lojtarët stërviten në ambiente të mbyllura. Në një lidhje me “Fan Zone”, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, u shpreh se të gjitha skuadrat duan që titullit të vendoset në parket dhe jo në tavolinë.

“Prej dy muajsh janë ndalur ndeshjet dhe pak ka ngelur. Kemi vendosur që titulli të vendoset në parket dhe këtë e kemi arritur me marrëveshje me klubet. Jemi në pritje të takimit të parë për të mësuar se kur do të kthehemi në stërvitje apo ndeshje. Duhet një kohë e gjatë për rinisur pasi shumica e klubeve kanë lojtarë të huaj që janë larguar e nuk mund të kthehen në Shqipëri, pasi janë mbyllur edhe linjat ajrore. U kemi dhënë dy versione skuadrave që të grumbullohen dhe ndeshjet të luhen vetëm në një pallat sporti. Federata e ka mundësinë vetëm po të zhvillohen në një pallat sporti. Ne nuk do të bëjmë asnjë ndeshje pa gjetur akordin me klubet.

Shtyrja deri në shtator: Mund t’i shtyjmë ndeshjet për muajin shtator, nëse do të jetë mundësia, pasi duam ta nxjerrin fituesin në parket dhe jo në tavolinë. Të gjitha ekipet kërkuan 2-3 javë kohë për t’u stërvitur e kjo do të bëhet kur të gjithë të jenë gati dhe në mënyrë të barabartë”

Liga Rajonale: Është biseduar gjatë dhe ka pasur mendime nga më të ndryshme. Tani Kosova është pjesë e FIBA-s dhe ne duhet të marrim shembullin e vendeve nordike. Në Shqipëri 5-6 ekipe mund ta përballojnë ashtu si edhe në Kosovë. Diskutimi po ecen siç duhet dhe nga FIBA kemi marrë miratimin.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...