Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mesfushori paraguaian prish kontratën me Sampdorian një muaj para përfundimit

Edgar Barreto nuk është më lojtar i Sampdorias. Zërat që qarkullonin prej ditësh u bënë sot zyrtare, pasi mesfushori paraguaian vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me klubin gjenovez dhe tani është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen e tij.

Barreto është pjesë e Sampdorias prej 5 sezonesh dhe ka luajtur plot 110 ndeshje me fanellën e këtij klubi, por prej muajit tetor të vitit të kaluar ka mbetur në infermieri, për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Pikërisht për këtë arsye klubi gjenovez nuk i ofroi rinovimin e kontratës që përfundonte në fund të muajit qershor dhe në këto kushte, mesfushori vendosi të largohet një muaj më herët, duke i falur Sampit edhe një pagë mujore.

Tashmë në moshën 35-vjeçare, Barreto ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet, por gjasat më të mëdha janë që të rikthehet në atdheun e tij, Paraguaj, për të vijuar karrierën me Cerro Portenon, ku edhe e nisi që në ekipet e moshave.

“Klubi i Sampdorias i dhuron një falënderim të sinqertë Edgar Barretos për angazhimin e tij në këto 5 sezone me fanellën tonë dhe gjithashtu i urojmë suksese e fat në karrierën e tij në të ardhmen”, thuhej ndër të tjera në njoftimi ne Sampdorias për lamtumirën e mesfushorit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...