Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Akrepi” Higuita: Escobarin e kisha mik, i jam mirënjohës…

Ai që nuk i detyrohet kujt për asgjë, nuk ka frikë. René Higuita e di shumë mirë, edhe nëse flitet për famëkeqin Pablo Escobar. Autori i ndërhyrjes së famshme “Akrep”, një legjendë e futbollit kolumbian, nuk e injoron marrëdhënien që ka pasur me bosin e drogës. Nuk e bën as sot, madje i është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë futbollit në një periudhë të vështirë.

Në një bisedë të gjerë 90-minutëshe me “Fox Sports”, “El Loco” kujtoi kohën u arrestua dhe u fut në burg pasi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për të zgjidhur një rrëmbim.

“Autoritetet në Kolumbi më kërkuan të dorëzoja Pablo Escobarin duke më premtuar se nuk do të më arrestonin. E dinin që isha i pafajshëm, por në të gjitha bastisjet që nisën kundër tij, fusnin në burg edhe njerëzit që Pablo njihte. Njerëzit më konsideronin mik të tij, pasi e vizitova në burgun e La Catedral. U thashë që nuk dija asgjë, madje nuk do të tregoja edhe për të kisha informacion. Ishte detyra e autoriteteve. Unë i isha mirënjohës Pablo Escobarit për faktin se kishte ndriçuar fushat e futbollit kur askush tjetër nuk e kishte bërë.”

Higuita shpjegon më pas se të ishe mik i Pablo Escobarit nuk do të shoshte se ishe trafikant.

“Unë jam ky që jam, mik i të gjithëve,” – vijon portieri aktual i Atletico Nacional. – “Pse isha mik me Pablon s’do t thotë që isha trafikant. Dikujt do t’i pëlqejë, dikush tjetër do të më konsiderojë armik. Fakti që kam qenë futbollist më bën të ndihem krenar.”

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...