Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

E bujshme, Sarri grumbullon Vrionin për supersfidën ndaj Milanit në Kupë!

Giacomo Vrioni sulmuesi i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili është grumbulluar disa herë edhe në përfaqësuesen A të kuqezinjëve, në muajin janar të këtij viti u transferua te Juventusi me klubin bardhezi që bleu kartonin e tij nga Sampdoria për 4 milionë euro për të aktivizuar fillimisht në skuadrën B që militon në Serie C. Por Vrioni po i ngjit me shpejtësi hapat e karrierës së tij pasi 21-vjeçari në mungesë edhe të impenjimeve me skuadrën U-23 të bardhezinjëve pasi kampionati i Serie C është anuluar, është bërë pjesë e skuadrës së parë të Juves gjatë kësaj periudhe me trajnerin Maurizio Sarri qe ka vendosur të grumbullojë Vrionin për sfidën e sotme ndaj Milanit, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Nëse do të jetë në stol apo në tribunë kjo mbetet për t’u parë por e rëndësishme për Vrionin që te Juventusi mban veshur fanellën me numër 44, në këtë moment të karrierës është që thirrur nga trajneri Sarri në këtë takim, pasi kjo ndeshje mund t’i hapi shumë dyer në të ardhmen!

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...