Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

IPKO Superliga luan javën e 29-të, spikat Gjilani-Prishtina!

Ipko Superliga e Kosovës ka arritur në fazën më të nxehtë. Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e javës së 29-të, e cila do të nisë këtë të mërkurë me 3 takime që do të transmetohen në Supersport. Spikat padiskutim sfida me Gjilanit dhe Prishtinës që do të nisë në orën 17:00, një duel për të mos u humbur në ekranin tonë mes skuadrës së Gentian Mezanit dhe formacionit të Armend Dallkut. Barazimi nuk i shkon përshtat asnjërës prej dy skuadrave që rivalizojnë bashkë me Dritën dhe Ballkanin për titullin dhe për këtë arsye parashikohet një duel i nxehtë që premton emocione të mëdha.

Aktualisht diferenca në renditje mes këtyre dy ekipeve është vetëm 2 pikë në favor të Prishtinës, por ecuria e “skifterave” dhe kryeqytetasve në 5 ndeshjet e fundit është identike me 4 fitore dhe nga një barazim dhe për këtë aryse kjo sfidë nuk ka favorit. Pasditen e sotme do të zbresë në fushë edhe Ballkani i Ismet Munishit që do të presë në Suharekë Llapin. Një ndeshje deri diku e lehtë në letër për formacionin “portokalli” edhe pse duhet theksuar që Llapi nuk ka siguruar ende mbijetesën. Ndërkohë Drenica pret në shtëpi Ferizajn që thuajse e ka prerë biletën për në ligën e parë me shpresën për të marrë tre pikët që do ta largonin disi nga zona e rrezikut të rënies nga kategoria. Të treja këto sfida do të startojnë në orën 17:00 dhe do të transmetohen live në Supersport.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...