Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbulohet emri i futbollistit të Barcelonës me Koronavirus

Jean Clair Todibo është lojtari i Barcelonës i cili doli pozitiv me Koronavirus nga 9 testet e kryera një ditë më parë në prag të nisjes së fazës përgatitore. Francezi, i cili ka luajtur në huazim te Schalke 04, do të izolohet në shtëpi dhe nuk do të fillojë stërvitjen derisa të shërohet plotësisht.

Barcelona njoftoi se, “pas testeve të PCR të kryera të martën, pasdite, në grupin e nëntë lojtarëve që fillojnë paraprakisht sot stërvitjen njëri prej tyre u testua pozitiv për Covid-19. Personi i prekur është asimptomatik, është me shëndet të mirë dhe është i izoluar në shtëpi.”

Vetë Todibo, përmes rrjeteve sociale, ka konfirmuar se është ai personi që ka rezultuar me Kosonavirus dhe ka dërguar një mesazh qetësues, duke siguruar se gëzon shëndet të mirë.

Klubi ka informuar autoritetet kompetente sportive dhe shëndetësore për këtë rast. Për më tepër, të gjithë personat që kishin kontakte me Todibo janë gjurmuar për të kryer testet përkatëse PCR.

Qendërmbrojtësi nuk ka qenë në kontakt me anëtarët e ekipit të parë, që do të udhëtojnë për në Lisbonë këtë të enjte. Anëtarët e ekipit të parë, që do të përballen me Bayernin në çerekfinale të Championsit kanë rezultuar të gjithë të pastër nga COVID-19.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...