Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita ndërpret bashkëpunimin me katër futbollistë të ekipit kampion

Klubi kampion i Kosovës, Drita ka njoftuar se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me 4 prej futbollistëve që ishin pjesë e skuadrës që ngriti lart titullin në sezonin që sapo lamë pas.

Bëhet fjalë për portierin nga Prilepi Darko Tofiloski e mbrojtësin Liridon Leci, të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe drejtuesit e klubit të dritës vendosën të mos ua rinovojnë bashkëpunimin.

Gjithashtu edhe futbollistë si Lirim Mema dhe Bunjamin Shabani, të cilët kanë pasur ende edhe një vit kontratë më gjilanasit, kanë zgjidhur me marrëveshje bashkëpunimin, duke qenë se nuk kanë qenë të kënaqur me aktivizimin e paktë.

Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Dritës ka falënderuar të katër futbollistët për kontributin e dhënë me fanellën e skuadrës dhe u ka uruar suksese në të ardhmen.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...