Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Leipzigu tepër i vogël për PSG-në, francezët për herë të parë në finale

Për herë të parë në histori PSG kualifikohet në finale të Champions League. Kampionët e Francës eliminuan me prepotencë në gjysmëfinale Leipzigun, të cilin e mposhtën thellë 3-0.

Dominim i dukshëm i ekipit të drejtuar nga Thomas Thuchel, falë “tredhëmbëshit” të frikshëm Mbappe-Neymar-Di Maria. Në fakt Mbappe dhe Neymar që përbëjnë “lokomotivën” e skuadrës, megjithëse nuk arritën të shënonin, ishin pa dyshim ndër më të mirët në fushë.

Takimi mori drejtim të pakthyeshëm që në minutën e 13-të, kur krosimi i Di Marias nga një goditje e lirë gjeti kokën e Maquinhos, i cili nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar. Golin e dytë PSG e realizoi në minutën e 42-të, kur pas një gabimi në pasim nga ana e portierit Gulacsi, Di Maria mori një asist përfekt nga Neymar dhe nga një distancë e afërt realizoi të dytin.

PSG mbylli llogaritë me Leipzigun në minutën e 56-të me Juan Bernat, që shënoi me kokë pas asistit të Di Marias. Një gol dhe dy pasime vendimtare për lojtarin argjentinas, praktikisht pjesëmarrës në të tre finalizimet e kampionëve të Francës, çka e bëjnë njeriun e ndeshjes.

PSG pret tashmë të mësojë skuadrën që do të ketë përballë në finale, e cila do të dalë nga dueli mes Bayernit të Mynihut dhe Lyonit.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...