Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Frikë nga COVID-19, dardanët stërvitje të izoluar

Përfaqësuesja e Kosovës është mbyllur në mënyrë hermetike gjatë grumbullimit në Prishtinë për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Kontaktet në hotelin ku po qëndron ekipi kanë qenë të limituara edhe për familjarët, ndërsa dy stërvitjet të cilat janë mbajtur në Prishtinë kanë qenë të mbyllura për mediet.

Të gjitha këto masa janë marrë për shkak të gjendjes aktuale dhe rasteve të shumta me COVID-19 në Kosovë. Vetëm para pak ditësh Drita dhe Prishtina humbën ndehjet në arenën ndërkombëtare, pasi patën lojtarë të infektuar. Të alarmuar nga precedentët FFK ka vendosur që shtabi teknik dhe lojtarët të kenë sa më pak kontakte që të jetë e mundur me persona të jashtëm.

Në Kosovë aktualisht janë 3 227 raste aktive me Koronavirus, me numrin e përgjithshëm që ka shkuar në 13 601. Vetëm ditën e martë janë konfirmuar 147 raste pozitive. Pikërisht këto shifra kanë bërë që shumë klube të hezitojnë t’i lejojnë lojtarët kosovarë për të udhëtuar në Prishtinë, siç ishte rasti i Milot Rashicës apo i lojtarëve të tjerë që luajnë në Zvicër. U nevojitën diskutime ekstra mes FFK-së dhe klubeve për t’i liruar lojtarët që  t’i bashkoheshin ekipit të paktën për ndeshjen që zhvillohet në Itali.

Aktualisht, Bernard Challandes ka në dispozicion 15 futbollistë me të cilët ka planifikuar dy seanca stërvitore në “Fadil Vokrri”, ndërsa Rashica, Kryeziu, Voca, Kololli dhe Xhemajli do t’i bashkohen ekipit në Parma, të mërkurën, ku edhe do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore para përballjes me Moldavinë.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...