Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Wolfsburgu mendjen te merkatoja, e konsideron formalitet Kukësin

Wolsfburgu, më tepër se te Kukësi, në këto ditë është përqendruar në merkato, aq sa dhe në mediet vendase klubi gjerman më tepër mendon për sfidën e raundit të 3-të ndaj ukrainasve të Tesnës, ku madje theksohet dhe fakti që klubet e Bundesligës nuk kanë bilanc pozitiv me ato ukrainase, duke e quajtur pothuajse të kaluar rivalin verilindor.

Ditët e fundit, lajmi më i përfolur në klub është largimi i Ignacio Camachos, që i dha fund karrierës për shkak të një dëmtimi në gju, ndërkohë që në merkato risia është largimi i i Yeboah drejt Eredivisies, te holandezët e Wilem Tilburg. Gjithashtu Tisserand dhe Lanez janë larguar nga skuadra, duke lënë hapësirë për afrime të reja. I pari, në pozicionin e mbrojtësit, firmosi me Fenerbahcen, ndërsa i dyti u huazua te Heerenveeni në Eredivisie të Holandës.

Klubi gjerman gjithashtu ditët e fundit vendosi që konferencën për shtyp ta zhvillojë në klubin e tyre, përpara nisjes për në Shqipëri, duke iu druar pasojave nga COVID-19. Ndërkohë që dhe mediet gjermane duket se nuk do ta raportojnë nga Shqipëria këtë sfidë, teksa kanë preferuar ta ndjekin nëpërmjet kanaleve gjermane që transmetojnë përballjen ose nëpërmjet SuperSportit, që e transmeton gjithashtu drejtëpërdrejt këtë sfidë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...