Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kampionati italian ngre siparin e sezonit të ri, hapen stadiumet për 1000 tifozë

Kampionati italian do të ngrejë sipari ne sezonit të ri sonte në orën 18:00, teksa gjithçka do të marrë udhë nga stadiumi “Artemio Franchi” i Firenzes, ku Fiorentina vendase do të presë Torinon.

Skuadra vjollcë kë përforcuar ndjeshëm veçanërisht repartin e mesfushës dhe synon që të rikthehet në kupat e Europës këtë sezon, të cilin do të kërkojë ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj Torinos.

Edhe skuadra “granata” ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me sezonin e kaluar, pasi në pankinë është ulur Marco Giampaolo, i cili ka ndryshuar skemën dhe do të provojë të sjellë një futboll të bukur e argëtues, por mbi të gjitha rezultativ.

Në mbrëmje do të luhet ndeshja e dytë e javës, ku në “Bentegodi” do të vihen përballë Verona vendase dhe Roma. Të dy klubet vetëm pak ditë më parë ishin në tryezën e bisedimeve, ku kompletuan me sukses transferimin e mbrojtësit Marash Kumbulla te verdhekuqtë, por 20-vjeçari shqiptar nuk pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseca mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë mediat në Itali këmbëngulin se sonte do të jetë ndeshja e fundit e Edin Dzekos me fanellën e Romës, pasi duke nisur nga fillimi i javës, sulmuesi boshnjak pritet t’i bashkohet Juventusit.

Vlen të theksohet se ditën e djeshme në Itali u vendos që në të gjithë sportet në ambient të hapur, të lejohet prania e një numri maksimal prej 1000 tifozësh dhe gjithçka do të nisë këtë javë të parë por fillimisht vetëm me stadiumet e rajonit të Emiglia-Romagnas, konkretisht në ndeshjet e Parmës dhe Sassuolos.

Ashtu si çdo vit, edhe ky sezon do të jetë ekskluzivitet i Supersport, që do të sjellë për publikun të gjithë ndeshjet e kampionatit italian.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...