Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Operacioni i pashmangshëm, van Dijk humb sezonin

Virgil van Dijk do të qëndrojë jashtë fushave të blerta një periudhë të gjatë, pasi dëmtoi ligamentet e gjurit në derbin e Merseyside të shtunën e kaluar. Mbrojtësi holandez u përplas me portierin e “Toffees”, Jordan Pickford, pas vetëm gjashtë minutash lojë në “Goodison Park”.

“Gardiani” i Evertonit çuditërisht nuk mori asnjë sanksion, pasi Van Dijk u vlerësua në pozicion jashtë loje në momentin e përplasjes, megjithatë qendërmbrojtësi u detyrua të dilte nga fusha pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

Një deklaratën e Liverpoolit theksohet:

“Van Dijk kërkoi të zëvendësohej dhe vlerësimi i mëtejshëm i dëmtimit ka zbuluar se do të nevojitet një operacion. Nuk përcaktohet një afat specifik kohor për kthimin e tij në fushë. Pas operacionit, Van Dijk do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të klubit për t’i mundësuar atij që të arrijë gjendjen e duhur fizike sa më shpejt të jetë e mundur.”

Për dëmtime të tilla një futbollisti i duhet një periudhë 6-8 mujore për t’u kthyer në fushë dhe fatkeqësisht gjiganti holandez mund ta ketë mbyllur sezonin e ndoshta ka humbur edhe Europianin.

Arbitri i ndeshjes, Michael Oliver, dhe zyrtari i VAR-t, David Coote, vendosën të mos i referoheshin pamjeve të përsëritura përderisa van Dijk ishte jashtë loje, duke e shpëtuar Pickfordin nga ndëshkimi. Portieri i Anglisë mund të pezullohet nëse Federata e Futbollit për atë ndërhyrje të pakuptueshme.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...