Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali e përjashtoi nga Premier League, ja si reagon Ozil

E pabesueshme, por e vërtetë! Megjithëse i jep një pagë shumë të majme, 350 mijë stërlina në javë, Arsenali ka përjashtuar turko-gjermanin Mesut Ozilin nga lista e të federuarve për sezonin e ri në Premier League. Kjo do të thotë se 32-vjeçari nuk do të luajë për “Topçinjtë” në këtë sezon. Një zgjedhje kjo e Mikel Artetas, që e ka zhgënjyer pa masë ish-futbollistin e Real Madridit.

“Jam thellësisht i zhgënjyer. Është e vështirë të të qëndrojnë besnikë në ditët e sotme. Jam thellësisht i zhgënjyer për faktin që nuk jam regjistruar në Premier League. Pas nënshkrimit të kontratës sime të re në vitin 2018, i premtova besnikëri klubit që dua, Arsenalit dhe më trishton që besnikëria nuk është e ndërsjellë. Nga java në javë, përpiqesha të mendoja se ekzistonte mundësia e kthimit në ekip dhe për këtë arsye kam qëndruar i heshtur. Para bllokimit për shkak të pandemisë isha i lumtur me ardhjen e trajnerit të ri Mikel Arteta, kisha ndjesi pozitive dhe paraqitjet e mia ishin me të vërtetë pozitive. Pastaj gjërat ndryshuan, përsëri, dhe unë nuk u lejova më të luaja futboll për Arsenalin.”

Mesfushori sulmues, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2021, më tej theksoi:

“Këtu, në Londër, ndihem gjithmonë si në shtëpi, kam shumë miq të mirë në këtë ekip dhe ende ndiej një lidhje të fortë me tifozët e këtij klubi. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi, pavarësisht kësaj që ka ndodhur. Do të luftoj për shansin tim dhe nuk do të lejoj që sezoni im i tetë tek Arsenali të përfundojë kështu. Atje ku do të jetë e mundur do ta ngre zërin kundër padrejtësive.”

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...