Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Raikkonen mbetet në Formula 1, rinovon edhe për 1 sezon me Alfa Romeon!

Alfa Romeo është e kënaqur me pilotët e saj dhe i konfirmon ata edhe për sezonin e ardhshëm. Veterani finlandez Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovinazzi rinovuan kontratat respektive me skuadrën aktuale edhe për sezonin dhe do të jenë dyshja e pilotëve të Alfa Romeos edhe për sezonin e vitit 2021 të Formula 1.

Kimi Raikkonen, pasi nënshkroi kontratën deklaroi: “Alfa Romeo Racing ORLEN është më shumë se një ekip për mua, është si një familje e dytë. Shumë nga fytyrat që ishin rreth meje kur bëra debutimin tim në Formula 1 në vitin 2001 janë këtu. Atmosfera unike e kësaj skuadre më motivon që të vazhdoj në atë që do të jetë sezoni im i 19-të në sport. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të besoja në projektin e ekipit apo nëse nuk do të ndjeja atë mund të arrijmë së bashku. Ky është nëj ekip që vlerëson punën dhe i përshtatet stilit tim”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....