Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Ngecin Dinamo dhe Besëlidhja, Egnatia kryeson e vetme grupin B!

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, Dinamo zhgënjeu në javën e 4-t të grupit A të Kategorisë së Parë pasi u ndal nga Veleçiku në një barazim pa gola. Të treja sfidat që u luajtën sot në grupin A përfunduan në barazim pasi edhe Besëlidhja dhe Burreli u ndanë në një barazim pa gola ndërsa Partizani B dhe Korabi ndanë pikët pas një barazimi 1-1 me gola të Lalës dhe Bërdufit për kryeqytetasit. Grupi A kryesohet nga Korabi dhe Burreli me nga 10 pikë të ndjekur nga Besëlidhja dhe Dinamo me nga 7 por si lezhjanët edhe kryeqytetasit kanë zhvilluar nga një ndeshje më pak.

Në grupin B të Kategorisë së Parë kryeson e vetme Egnatia e Gugash Maganit që është edhe pretendentja kryesore për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore në këtë grup. Në Peqin, Egnatia mposhti lehtësisht 3-0 Flamurtarin që nuk po gjen paqe edhe në Kategorinë e Parë teksa pozicionohet në vendet e fundit. Golat për rrogozhinasit u realizuan nga Magani, Çelhaka dhe Shtubina. Mori fitoren e 3-të në 4 takime Besa e Kavajës që kaloi 2-0 Turbinën e Cërrikut me golat e Da Silvës dhe Peqinit. Festoi edhe Lushnja që triumfoi 0-1 në transfertën ndaj Elbasanit me një gol të Xekas. Egnatia kryeson pas 4 javësh grupin B me 10 pikë e ndjekur nga Besa me 9 dhe Lushnja me 8 pikë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...