Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mundësia për t’u shkëputur, Atletico pret Sevillan, Milani sërish përballë Torinos!

Futbolli në Supersport nuk ndalet as këtë të martë, ku nuk do të mungojnë takimet interesante. Vëmendjen kryesore e merr dueli i prapambetur i La Ligas mes kryesuesëve të Atletico Madrid dhe Sevillas, sfidë e vlefshme për javën e parë të kampionatit por që nuk u luajt për shkak se Sevilla fituese e Europa League e mbylli sezonin e kaluar me shumë vonesë dhe kishte nevojë për më shumë kohë për përgatitje. Atletico Madrid edhe pse ka zhvilluar 3 ndeshje më pak se Reali dhe Barça kryeson La Ligan me një pikë më shumë se Los Blancos dhe 4 më shumë se blaugranat. Los Colchoneros do të synojnë të marrin maksimumin në këto 3 ndeshje për t’u shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes. Bora e dendur që mbuloi Madridin nga stuhia Fillomena ka shkrirë, dhe stadiumi Wanda Metropolitano është në kushte optimale për të pritur ndeshjen e mbrëmjes së sotme që do të zhvillohet në orën 21:30.

Atleticos iu shty ndeshja e fundjavës ndaj Bilbaos dhe vjen e çlodhur në përballjen ndaj formacionit andaluzian që në fundjavë mori një fitore jetike në garën për një vend në Champions League, me rezultatin 3-2 ndaj Real Sociedad. Hector Herrera dhe anësori anglez Kieran Trippier janë mungesat që ka El Cholo Simeone në këtë duel ndërkohë që Lopetegui i cili sapo ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 me Sevillan, nuk do të mund të mbështetet tek Escudero, Fernandez dhe portieri Vaclik. Më herët në orën 20:45 në San Siro Milani pas tre ditësh do të presë sërish Torinon por këtë herë për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë në një ndeshje me eliminim direkt. Kuqezinjtë të cilët sërish do të zbresin në fushë me shumë mungesa do të kërkojnë me të gjitha mënyrat kualifikimin përballë skuadrës “Granata”, që drejtohet nga ish-trajneri i tyre Giampaolo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...