Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Solomon për Supersport: Dua gol dhe fitore në derbi, nuk ka rëndësi pozicioni ku luaj!(Video)

Një nigerian pak lidhje ka me superderbin Partizani-Tirana, megjithatë ka mjaftuar pak kohe që Teofilius Solomon ta kuptojë e ta përjetojë një duel të tillë, aq sa të duket sikur ka një jetë që është tek Partizani. Një duel unik që nuk përngjason me asnjë taktikë tjetër, jo pa kuptim është vlerësuar nga protagonistët si një kampionat më vete. Sulmuesi i afrohet derbit, duke huazuar një shprehje të filmit ikonë sportiv, “Rocky“, “me sytë e tigrit“.

“Është një ndeshje e madhe, nuk është si ndeshjet e tjera, është një takim shumë i rëndësishëm për lojtarët, trajnerin dhe tifozët. Nëse fitojmë do të jetë një hap i rëndësishëm përpara për ne, do të jetë një dozë e madhe morali”.

Të martën festoi 25-vjetorin e lindjes dhe përpara se të frynte 25 qirinjtë, Solomon shprehu një dëshirë.

“Uroj dhe shpresoj të shënoj, një nga dëshirat që shpreha për ditëlindje ishte pikërisht kjo, të shënoj në derbi. Do të bëj maksimumin për ta kthyer dëshirën në realitet”.

Për shkak të kërkesave të trajnerit ka luajtur në disa pozicione, megjithatë ish- futbollisti i Partizanit të Beogradit është munduar të vendosë gjithnjë primar interesin e skuadrës përpara dëshirave personale.

“Të gjithë kanë sakrifikuar për të mirën e skuadrës. Nuk është fare me rëndësi vendi ku unë parapëlqej të luaj, rëndësi ka pozicioni ku unë i duhem më shumë ekipit. Të jem i sinqertë nëse ja dal të gjej golin, nuk më intereson fare në çfarë roli më vendos trajneri”.

Deri më tani ka qënë një sezon pozitiv, megjithatë distanca me Vllazninë është e konsiderueshme 9 pikë, a ka ende besim në zemrën e sulmuesit tek titulli kampion?!

“Ne po bëjmë maksimumin tonë, nuk ka qënë e thjeshtë sepse nuk na u lejua të kishim përforcime në fillim të sezonit, por jemi munduar të japim më të mirën. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë deri në fund. Dëshirojmë që në mbyllje të sezonit të gjithë të jenë krenar me ne dhe shpresoj të shpallemi kampion”. Ne besojmë që mund t’ia dalim, në futboll gjthçka mund të ndodhë”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...