Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ishte larguar nga Zaragoza, Shinji Kagawa përfundon në kampionatin grek

Shinji Kagawa (i lindur në Kobe, 1989) tashmë ka një ekip të ri. Ish-lojtari i Borussias së Dortmundit, Manchester Unidet, Beshiktashit dhe Zaragozës do ta vijojë karrierën në Greqi. 31-vjeçari ka firmosur me PAOK-un e Selanikut për një sezon e gjysmë, pra deri në verë të vitit 2022. Në njoftimin e klubit grek shkruhet:

“Në verën e vitit 2019 ai u largua nga Gjermania dhe udhëtoi drejt Spanjës, për të veshur fanellën e Real Zaragozas në kategorinë e dytë, ekip me të cilin u aktivizua në 34 ndeshje, shënoi katër gola dhe dha gjashtë asistime. Zaragoza nuk kishte mundësi për t’ia paguar pagën kështu që e la lojtar të lirë.”

Që kur u largua nga Real Zaragoza, në tetor, japonezi ka refuzuar të gjitha ofertat që i erdhën, pasi përparësia e tij ishte të vazhdonte të luante në Spanjë. PAOK-i është interesuar edhe më parë për futbollistin, që vetëm tani ka ndryshuar mendje, pasi nuk dëshiron të qëndrojë pa aktivitet.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...