Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

2 penallti të Neymar nuk mjaftojnë, Pochettino pëson humbjen e parë me PSG!

Përmbysje epike e Lorinet ndaj Paris Saint Germanin. Dy penallti të realizuara nga Neymar Jr nuk u mjaftuan kampionëve të Francës të cilët u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Lorient që i shkaktoi kështu humbjen e parë trajnerit argjentinas Pochettino në stolin e PSG. Kampionët e Francës pësuan dy gola në 10 minutat e fundit që i zbritën nga vendi i parë në vendin e 3-të. Abergel shënoi në minutën e 35-të golin e epërsisë për skuadrën e Lorient por Neymar me dy penallti në minutat 45 dhe 58-të përmbysi shifrat në favor të kryeqytetasve. Por atëherë kur PSG po shkonte drejt fitores së radhës, Lorient realizoi dy herë në minutat 80 dhe 91-të me Wissa dhe Moffi duke i dhënë suksesin skuadrës vendase dhe duke shtangur ekipin e Pochettinos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...