Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Fitoi Slam-in e 18-të në karrierë, Djokovic “çmontoi” Medvedev në vetëm 8 minuta!

Ndonëse i dëmtuar Novak Djokovic ia doli mbanë për të kaluar në javën e dytë të Australian Open, teksa mundi në katër sete tenistin kanadez Milos Raonic. Numri 1 i botës zbriti në Rod Laver Arena me probleme fizike, pas një rrëshqitje në takimin e mëparshëm të turit të tretë, ku kampioni në fuqi pati nevojë për plot pesë sete për të eliminuar tenistin nga Shtetet e bashkuara Taylor Fritz. Nole u paraqit në fushën qendrore të Melbourne Park me rekordin perfekt 11-0 në sfidat me tenistin me origjinë malazeze, i cili i kishte rrëmbyer thjesht tre sete gjithsej në karrierë 33-vjecarit nga Serbia, në përballjet e mëparshme ndërmjet tyre. Me pjesën e djathtë të kraharorit të fashuar këtë herë Novak Djokovic ishte në gjendje për të lëvizur shumë më mirë se sa në ndeshjen e raundit të tretë. Seti më i rivalizuar ishte padyshim seti hapës, ku numri 14 i botës i anuloi dy mundësi për break tenistit që ka fituar dy edicionet e fundit të Australian Open, gjithsesi në tie break Nole mori që në start tre pikët e para, për të mbyllur lojën përcakyuese të setit të parë me rezultatin 7-4, në dicka më pak se një orë lojë.

30-vjecari i lindur në Podgoricë ishte eliminuar nga Djokovic në Australian Open edhe në vitet 2015 e 2020, madje pa fituar asnjë set, sidoqoftë tenisti kanadez e theu në servis numrin 1 të botës pikërisht në game-n e pestë të setit të dytë të ndeshjes, për të barazuar shpejt gjendjen e seteve. Në vazhdim takimi pati pak histori, sepse Nole i rrëmbeu shërbimet plot tre herë shtatlartit me origjinë ballkanase për të mbyllur llogaritë me shifrat 7-6, 4-6, 6-1, 6-4 në dicka më pak se tre orë lojë. Natyrisht Novak si numri 1 i botës qëndron në pjesën e sipërme të shortit dhe 8 herë fituesi i Australian Open do të masë forcat në raundin e pestë me tenistin gjerman Alexander Zverev. Numri 7 i botës e nisi keq takimin, duke dorëzuar që në start shërbimet e tij ndaj tenistit nga Serbia Dusan Lajovic.

Sascha kryesonte 2-0 në përballjet ndërmjet tyre, megjithëse për hir të së vërtetës bëhej fjalë për dy fitore të mundimshme në pesë sete në Roland Garros në vitet 2018 e 2019, sidoqoftë 23-vjeçari me origjinë ruse ia doli mbanë për të rekuperuar menjëherë atë game me break, për të mbyllur gjithcka në takimin përmbyllës në Margaret Court Arena me rezultatin 6-4, 7-6, 6-3 në diçka më pak se dy orë e gjysmë. Dominic Thiem shkoi deri në finalen e madhe të edicionit të kaluar, madje tenisti i mirënjohur austriak ishte vërtet shumë shumë pranë fitores ndaj tenistit nga Serbia Novak Djokovic, sidoqoftë në edicionin e 109 të meshkujve 27-vjecari nga Wiener Neustadt tregoi një formë shumë të dobët dhe për rrjedhojë numri 3 në rruzull u mund thellë 6-4, 6-4, 6-0 në vetëm dy orë lojë, nga numri 21 i klasifikimit të përgjithshëm ATP Grigor Dimitrov.

Në dy setet e para tenisti ballkanas rekuperoi shpejt disavantazhin e një game me break, ndërsa në setin e tretë tenisti austriak u dorëzua me 0, gjithsesi në fazën cerekfinale 29-vjecari bullgar do të ketë një mundësi të shkëlqyer, duke patur parasysh që Grizho do të masë forcat me tenistin rus Aslan Karatsev. 27-vjecari nga Vladikavkazi nuk ka fituar asnjë turne ATP në karrierë dhe për momentin Karatsev pozicionohet në vendin e 114 në planet. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto 27-vjecari mbërriti deri në këtë fazë falë ndeshjeve kualifikuese që u zhvilluan një muaj më parë në kryeqytetin e Katarit. Në dy setet e para tenisti rus mori vetëm katër game gjithsej ndaj numrit 19 të botës Felix Auger-Aliassime megjithatë në vazhdim Aslan Karatsev përmbysi gjithcka për të fituar në mënyrë surprizë gjithë takimin pas plot tre orëve e gjysmë lojë, fitorja e dytë për të në po kaq ndeshje ndaj 20-vjecarit kanadez.

Te femrat veterania amerikane Serena Williams pati nevojë për tre sete për të mposhtur në Rod Laver Arena 22-vjecaren bjelloruse, numrin 7 të botës Aryna Sabalenka, në përballjen e parë ndërmjet tyre, dhe në fazën cerekfinale 39-vjecarja nga Shtetet e Bashkuara që ka triumfuar plot 7 herë në Australian Open do të përplaset me numrin 2 në planet, si dhe finalisten e vitit 2018, 29-vjecaren rumune Simona Halep që përmbysi disavantazhin e setit hapës, për të eliminuar 19-vjecaren polake Inga Swiatek, që pesë muaj me herët shkaktoi befasinë e madhe duke triumfuar në Roland Garros.

Numri 3 në rruzull, 23-vjecarja japoneze Naomi Osaka që ka fituar në Australian Open në vitin 2019, përmbysi disavantazhin e setit të parë dhe më pas anuloi dy mundësi për ndeshjen në game-n e nëntë të setit final, për të mposhtur në pothuajse dy orë lojë, finalisten e edicionit të kaluar, 27-vjecaren spanjolle Garbine Muguruza. Në raundin e pestë tenistja nipone do të përballet me një tjetër teniste aziatike. Bëhet fjalë për 35-vjecaren nga Tajvani, tenisten me numrin 71 në planet Hsieh Su –wei, që mundi në vetëm 70’ 6-4, 6-2 21-vjecaren ceke Marketa Vondrousova, që pozicionohet në vendin e 20 në klasifikimin e përgjithshëm WTA.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...