Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 28-të në dy ditë, spikat Tirana – Kukësi

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar shpërndarjen e ndeshjeve të javës së 28-të të Kategorisë Superiore, e para për fazën e katërt. Takimet e këtij raundi do të luhet dy të shtunën dhe tri të dielën. Kuptohet, skuadrat që do të jenë të angazhuara në mesjavë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të zbresin në fushën në ditën e fundit të javës.

Të shtunën, në të njëjtin orë, pra në 16:00, do të zhvillohen Kukësi – Tirana dhe Partizani-Kastrioti. Kuptohet sfida me më shumë rivalitet do të jetë mes dy skuadrave që luftuan për titullin kampion sezonin e kaluar, me bardhblutë ende në lojë të paktën për një vend në Kupat e Europës. Ndërkohë, për Partizanin është detyrim fitorja përballë Kastriotit në funksion të objektivit titull.

Të dielën, në orën 13:00, Apolonia e vendit të fundit pret Vllazninë, ndërsa në 16:00 Teuta luan në transfertë me Skënderbeun dhe Laçi pret Bylisin.

 

 Java 28

E shtunë, më 17 prill

Kukësi-Tirana        (16:00)

Partizani-Kastrioti (16:00)

E diel, më 18 prill

Apolonia-Vllaznia (13:00)

Skënderbeu-Teuta       (16:00)

Laçi-Bylisi       (16:00)

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...