Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rrugëtimi i Partizanit “ok”, sulmi i “demave” për t’u pasur frikë

Partizani ka sulmin më të mirë të kampionatit dhe ka mbrojtjen e dytë më të mirë së bashku me Vllazninë. Mjaftojnë këto statistika për ta përcaktuar të suksesshëm, të paktën deri tani, sezonin e “demave”. Periudha jo e mire, kur kjo skuadër nuk shënonte në tri ndeshje radhazi, edhe pse luajti ndaj kundërshtarëve të fortë dhe konkretizoi vetëm një fitore në 6 ndeshje, duket se tashmë është një kujtim i së shkuarës.

Dy fitore radhazi në “Air Albania” kanë qenë medikamenti më i mirë, 6 gola të realizuar ndaj Bylisit dhe Kastriotit dhe vetëm një i pësuar. Natyrisht, ashtu si vetë trajneri Daja theksoi pas ndeshjes me krutanët, ka ende probleme dhe ka raste kur lojtarët nuk zbatojnë çdo detyrë, por e përgjithshmja është pozitive dhe të kuqtë sot kanë një forcë sulmuese për t’u patur frikë.

Armë që e dëmtojnë kundërshtarin, siç janë Jsair Asani, Eraldo Çinari, Stenio Junior, pse jo edhe Bardhi. Kalendari i ka mundësuar të zhvillojë tri ndeshje radhazi në “Air Albania”, dy i fitoi tashmë dhe do të kërkojë “tripletën” e fitoreve përballë Kukësit. Ndeshjet e ashtuquajtura shtëpiake, sepse deri tani Partizani ka luajtur në Elbasan, kanë qenë një aspekt pozitiv i këtij sezoni për 16 herë kampionët, duke qenë se si ekip pritës vetëm Laçi ka bërë më mirë.

Pak parashikonin në fillim të edicionit që Partizani do të ishte në këto pozita pas javës së 28-të, madje as vetë Ilir Daja, por kur je kaq pranë majës, pse të mos ngjitesh aty më shpejt nga të tjerët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....