Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Udinese-Juve, publikohet videoja me fyerjet ndaj arbitrit Chiffi

Gjykata Sportive vendosi të mos marrë masa për atë që ndodhi në mes të dy pjesëve të ndeshjes Udinese-juventus, megjithatë debati vijon të bëhet edhe më i madh, pasi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku torinezët rrethojnë arbitrin Daniele Chiffi.

Fillimisht dëgjohen disa thirrje si “Shko në ferr”, apo “je i rekomanduar”, ndërsa më pas arbitri rrethohet nga futbollistë bardhezi e trajneri Andrea Pirlo, të cilët kontestojnë ashpër faktin që Chiffi nuk dha asnjë minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

“Dreqin, asnjë minutë nuk dhe…”, dëgjohet t’i thotë Bonucci arbitrit, ndërsa Ronaldo ngre më shumë zërin teksa thotë se “është hera e parë që shoh diçka të tillë këtu në Itali”. Të gjitha këtyre u shtohet edhe zbritja nga tribuna e drejtorit Fabio Paratici, që iu drejtua me tone kërcënuese arbitrit.

Në përfundim të ndeshjet, drejtori sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino deklaroi se pikërisht hakërrimi i torinezëve kushtëzoi jo pak arbitrimin e Chiffit në pjesën e dytë dhe kërkoi të merren masa për të mos ndodhur më skena të tilla.

Megjithatë gjithë sa ndodhi në rrugën drejt dhomave të zhveshjes së stadiumit “Dacia Arena” të Udines, duket se nuk është shënuar në raport nga arbitri Chiffi, ndaj mbetet të shihet nëse pas daljes së videos do të ketë një reagim nga ana e prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...