Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana zyrtarizon Redon Xhixhën, sulmuesi kurbinas firmos për tre sezone

Tirana prezanton Redon Xhixhën. Sulmuesi i ardhur nga Laçi, ka disa ditë që stërvitet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, por vetëm sot klubi bardheblu njoftoi zyrtarisht akordin me 23-vjeçarin.

Redon Xhixha është rritur te Shkëndija e Tiranës dhe prej vitit 2017 ka qenë pjesë e Laçit, teksa në dy sezonet e fundit ka qenë një nga pikat kryesore të formacionit të klubit kurbinas.

Me fanellën bardhezi, sulmuesi Redon Xhixha numëron 145 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjatë të cilave ka arritur lërë gjurmë me plot 35 gola të shënuar dhe 14 asiste.

Futbollisti kurbinas është një lojtar polivalent në repartin e avancuar, pasi di të përshtatet mjaft mirë qoftë si sulmues i dytë, qoftë si sulmues krahu, teksa jo rrallë është aktivizuar edhe si qendërsulmues.

Kontrata e Xhixhës me Laçin përfundoi këtë verë dhe sulmuesi zgjodhi të transferohet në kryeqytet, aty ku ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Tiranën dhe po stërvitet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, për t’u përshtatur sa më shpejt me lojën e bardhebluve.

Komunikata e bardhebluve:
Mirëseerdhe Redon Xhixha!
Merkatoja e kësaj vere vjen me zyrtarizimin e lojtarit Redon Xhixha. I riu kaloi një sezon fantastik duke qënë një aset i rendësishëm i superiores, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit se e ardhmja e tij duhet të jetë bardheblu. Sulmuesi i bashkohet skuadrës për 3 sezonet e ardhshme dhe është tashmë nën urdhërat e trajnerit Shehi.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...