Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta rinovon me dy mbrojtës, Martini më i qetë

Teuta zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me dy futbollistë pak ditë para përballjes me Inter d’Escalades në raundin e dytë të Conference League. Klubi durrsak ka njoftuar vazhdimësinë e kontratës me Blagoja Todorvskin dhe Jackson Ferreiran,

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut do të luajë sezonin e tretë me ekipin durrsak, ndërsa braziliani ka zhvilluar 16 ndeshje gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, paraqitje që kanë mjaftuar për t’i ofruar rinovimin.

Në njoftimin e Teutës shkruhet se “pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, dy mbrojtësit dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri.”

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...