Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Eni Imami rikthehet te Dinamo!

Eni Imami rikthehet te Dinamo pas 5 vitesh e gjysmë. Mbrojtësi 28-vjeçari është zyrtarizimi i radhës për blutë kryeqytetas në këtë merkato verore, një tranferim që përflitej prej javësh por vetëm tashmë është bërë zyrtar nga klubi shkodran. Pas eksperiencës pozitive me Vllazninë me të cilët fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u paraqit denjësisht në Europë, Imami është rikthyer te klubi ku u bë i njohur si futbollist për të lënë shenjë dhe pse jo për të tentuar titullin kampion me blutë.

“Mbrojtësi Eni Imami është firma e radhës për Dinamon. 28-vjeçari pas eksperiencave në disa klube në Superiore rikthehet në shtëpi, aty ku nisi karriera futbollistike. Imami është bashkuar sot me skuadrën në Pogradec”, lexohet në komunikatën për shtyp të Dinamos.

Te Dinamo Imami gjen edhe mbrojtësin e majtë Aleksander Isaevski të cilin e kishte shok skuadre te Vllaznia, ndërkohë që afrimi i 28-vjeçarit rrit cilësinë në mbrojtjen e Dinamos.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...